Policia italiane ka shkatërruar një grup shqiptarësh të cilët vidhnin banesa. Plot 36 vjedhje janë raportuar në provincat Asti, Cuneo dhe Torino gjatë orëve të natës në tre muajt e fundit.
Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos, të koordinuar nga zyra e prokurorisë, kanë zbuluar lidhjen mes vjedhjeve dhe një grupi shqiptarësh.
Pesë persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë ndaluar për vjedhje të orëve, stoli dhe unaza martese, makineri për kafe dhe makina të parkuara në garazh, shkruajnë mediat italiane.
Të gjitha materialet e vjedhura janë rikthyer tek pronarët njofton policia e Torinos. Hajdutët kanë praktikuar vjedhjet nën kërcënim dhe për të hyrë në banesa kanë përdorur mjete zdrukthëtarie për hapjen e dritareve.
Policia raporton gjithashtu se shqiptarët nuk kanë kursyer kërcënimet edhe ndaj të miturve të cilët janë gjendur në shtëpitë ku kanë kryer grabitjet.
-
Policia italiane kap 8 shqiptarë që përdornin skemë të njëjtë për vjedhje në lokale e shtëpi
-
Katër shqiptarë të arrestuar për 24 vjedhje në Itali
-
Vjedhje në një banesë në Prishtinë, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë
-
Shkatërrohet një bandë shqiptarësh në Spanjë, grabitën 13 banesa luksoze
-
Goditet banda e grabitësve shqiptarë në Spanjë, arrestohen 7 të rinj