Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia italiane kap 8 shqiptarë që përdornin skemë të njëjtë për vjedhje në lokale e shtëpi

Të paktën 8 shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për një seri vjedhjesh, kryesisht lokale dhe shtëpi banimi.

Operacioni është zhvilluar në komunën e Grazzanise në provincën e Caserta. Mësohet se hetimet ndaj grupit të shqiptarëve nisën në gusht të vitit 2017, pas vjedhjeve të njëpasnjëshme të bareve dhe shtëpive në zonat e Beneventos, Latina, Salerno dhe Frosinone.

Policia italiane deri më tani ka dokumentuar autorësinë e të paktën 8 vjedhjeve, 6 prej të cilave nëpër shtëpi.

Skema e përdorur nga grabitësit ishte thuajse gjithnjë e njëjtë. Grupi kryente inspektime në zonat ku do të godiste, dhe më vonë riktheheshin për të realizuar grabitjen, ndërsa në disa raste janë filmuar edhe nga kamerat e sigurisë gjatë momenteve që kryenin grabitjet.

Gjithashtu grupi përdorte dhe skema të ndryshme për të keq orientuar hetuesit, duke e ditur se mund të përgjoheshin.

Edhe Katër shqiptarë të arrestuar për 24 vjedhje në Itali Kronikë Katër shqiptarë të arrestuar për 24 vjedhje në Itali

Në shumë raste, shqiptarët përdornin për të transportuar sendet e vjedhura furgona apo mjete me targa të ndryshme. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që bënin pjesë ne grupin e grabitësve, ndërsa mbrëmjen e 12 janarit, dy prej shqiptarëve kishin prerë biletë për të udhëtuar me tren drejt qytetit Modane në Francë duke iu shmangur policisë italiane./BalkanWeb