Kronikë

Arrestime dhe bastisje në dy fshatra të Malishevës

Në dy operacione policore në Malishevë Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar armë të mbajtura pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se pas pranimit të informatave lidhur me dyshimin e bazuar për armëmbajte pa leje, më dt. 17.07.2021 në fshatrat Panorc dhe Lubizhdë të Malishevës ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.

kontrollit në lokacionin e parë, në shtëpinë e personit të dyshuar F . K ( dl. 10.01.1969) janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit REX Delta, 29 fishek të kalibrit të njëjtë dhe një armë gjuetie.

Gjatë kontrollit në lokacionin e dytë në shtëpinë e personit të dyshuar M . B (dl. 28.01.1979) gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas e tipit Zoraki

Pas intervistimit, dy të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit mbahen në ndalim policor për 48 orë, pasi që i dyshuari i parë përveq mbajtjes së armëve pa leje në të njëjtën datë ka përdorur armën dhe është arrestuar për veprat penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës dhe kanosje.

I dyshuari i dytë është arrestuar me po të njëjtën datë për veprën penale dhunë familjare të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.