Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I gjenden dy armë gjuetie pa leje, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari në Leposaviq

Policia e Kosovës

Një person është arrestuar të dielën në Leposaviq, nën dyshimin se i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje valide.

Policia ka njoftuar të hënën se i dyshuari ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar “88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.