Pesë persona në fshatin Berberishtë të Leposaviqit janë kapur me gjashtë armë të gjuetisë për të cilat nuk kanë pasur leje apo autorizimet e nevojshme të Kosovës, por të Serbisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ata janë shoqëruar në stacionin policor të Leposaviqit, janë intervistuar në praninë e avokatit dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia në kuadër të aktiviteteve të rregullta në fshatin Berberishtë të Leposaviqit ka hasur në 5 persona me gjashtë armë - pushkë gjuetie për të cilat nuk kanë pasur leje apo autorizimet e nevojshme. Personat janë shoqëruar në stacion policor Leposaviq, janë intervistuar në praninë e avokatëve dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Atyre iu gjetën: Pesë pushkë gjuetie, një pushkë e llojit Karabine, 69 fishekë të kalibrit 12 mm të pushkëve te gjuetisë, 17 fishekë të kalibrit 7.64mm te pushkës Karabine, katër rrethatore - mbajtëse të fishekëve dhe dy fletë-armë të RSFJ-së dhe një leje e gjuetisë te shtetit te Serbisë.