Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Terpezë të Malishevës ka sekuestruar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë ... në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, ka kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit B. K., shtetas i Republikës së Kosovës, në fshatin Terpezë-Malishevë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një pistoletë me gaz me 10 copë fishekë, dhe 162 gëzhoja të së njëjtës armë si dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.
Sipas Policisë rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

-
Dy të arrestuar në Malishevë – në shtëpitë e tyre u gjetën kallashnikov, pistoletë e fishekë
-
Konfiskohet një armë në Malishevë
-
I gjendet pushkë e municion, lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Malishevë
-
Sekuestrohen një pushkë, pesë pistoleta e 140 fishekë në Bubavec të Malishevës