Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I gjendet pushkë e municion, lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti ka ndodhur në Malishevë dhe të dyshuarit 24 – vjeçar, Z.D., ndër të tjera, i është gjetur një pushkë gjuetie dhe 56 fishekë.

“Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast 'Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve'", thuhet në njoftim.