Gjykata e Mitrovicës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për katër të rinjtë që janë arrestuar nën dyshimin për ofendim dhe sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Avokati, Shyqyri Syla ka thënë se të njëjtit kanë kërkuar falje publike, pasi siç tha ai janë penduar.
Ai ka shtuar se të arrestuarit kanë pranuar se kanë fyer, mirëpo jo edhe sulmuar policët.
"Të dyshuarit për vepër penale sulm të personit zyrtar nga neni 402, paragrafi katër lidhur me paragrafin dy është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe është refuzuar kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit. Konsideroj se është një vendim i drejtë, të gjithë janë të rinj, hera parë që paraqiten para Gjykatës, janë penduar dhe kamë kërkuar falje publike për shkak se një gjë të tillë e kanë bërë në gjendje të dehur. Kanë pranuar se kanë fyer me fjalë, por jo se edhe kanë sulmuar policët", tha ai për KSP.
Ndërsa, pas përfundimit të seancës janë shpërndarë edhe gjithë protestuesit.
-
Gjashtë serbë arrestohen në Mitrovicë të Veriut, pas sulmit ndaj tre policëve
-
Katër të arrestuar në veri, Policia mohon pretendimin për keqtrajtim
-
Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për një tentim-vrasje të 2013-ës
-
Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
-
Arrestohet një person në Mitrovicë të Veriut për sulm ndaj nënës së tij