Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arratiset një person nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Arratiset një person nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan

Është arratisur një person i cili ishte në mbajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, ka bërë të ditur Policia të premten.

Sipas njoftimit, njësitë relevante janë duke u marrë me rastin.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte në mbajtje të dënimin në QEK, është arratisur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.,