Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me probleme mendore është arratisur nga vetura zyrtare e Entit Special.
“Ankuesja femër kosovare punëtore në Entin Special ka raportuar se derisa kishte qenë në lëvizje me veturë zyrtare në të cilën kishte qenë i sëmuri mental mashkull kosovar, i njëjti kishte kërcyer nga vetura dhe ikë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Rasti ka ndodhur të hënën në Ferizaj rreth orës 14:00, ku punëtorja ka njoftuar policinë për rastin. Njësitet policore janë në kërkim të tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferizaj, zhduket një person me probleme mendore
-
Arratiset një person gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë
-
Zhduket një 31-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se ka probleme mendore
-
Arratiset i dyshuari nga dritarja e stacionit policor në Gjakovë
-
Një e mitur me të meta mendore u rrëmbye në Deçan, dëshmitarët arritën ta shpëtojnë