Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Apeli kthen në rivendosje çështjen e vazhdimit të paraburgimit ndaj të pandehurve për fajde

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata e Apelit, duke vendosur sipas ankesës së avokatëve mbrojtës, i ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 17.07.2019 dhe 19. 07 2019, sipas të cilave iu është vazhduar masa e paraburgimit për një muaj të pandehurve I.O., I.B., A.Th. dhe M.M., si dhe për dy muaj të pandehurit Z.J.

Çështja i është kthyer gjykatës së njëjtë në rivendosje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I pandehuri Z.J. po dyshohet për veprën penale të ‘detyrimit’. I.O., I.B., A.Th dhe M.M. për shkak të veprës penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimet e gjykatës së shkallës se parë janë përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. “Kjo ngase Gjykata Themelore nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi ligjshmërinë e vazhdimit e paraburgimit, konkretisht rreth bazave të veçanta për të cilat është vazhduar kjo masë”, ka thënë Gjykata e Apelit.

Deri në një vendim të ri, të pandehurit mbesin në paraburgim.