Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesat e avokatëve të katër të dyshuarve në aferën e fajdeve kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Apeli siç ka mësuar Koha Ditore, ka konstatuar se ankesat janë të pabaza dhe se Gjykata Themelore në Prishtinë me të drejtë ua ka caktuar masën e paraburgimit.
Një gjë të tillë për "Kohën Ditore" e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës se Apelit, Arbër Jashari.
"Apeli e ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në lidhje me këtë rast", ka thënë ai
Artikuj të ngjashëm
-
Apeli kthen në rivendosje çështjen e vazhdimit të paraburgimit ndaj të pandehurve për fajde
-
Nga një muaj paraburgim të arrestuarve për fajde në Prishtinë
-
Mbesin në paraburgim dy të dyshuarit për dallavere me vota
-
Një i dyshuar për krime lufte në Kosovë mbetet në paraburgim
-
I refuzohet ankesa kundër paraburgimit personit që keqpërdori pozitën zyrtare