Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Apeli e kthen në rivendosje rastin e tre zyrtarëve për deportimin e gjashtë shtetasve të Turqisë

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rivendosje rastin e të pandehurve D.G., V.K. dhe RR.S. në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Turqisë.

Bëhet fjalë për ish-shefin e Agjencisë se Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, drejtorin e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, Rrahman Sylejmani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në pjesën ku janë shpallur si të pa pranueshme, një pjesë e provave, përkatësisht deklaratat e disa dëshmitarëve është vërtetuar, ndërkaq pjesa tjetër e aktvendimit më të cilën janë refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave është kthyer në rivendosje, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale.

“Të pandehurit D.G. dhe V.K. po dyshohen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së, ndërsa i pandehuri RR.S. për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPK-së dhe për veprën penale Privimi i kundërligjshëm i lirisë nga neni 196 paragrafi 3 të KPK-së”, thuhet në njoftim.