Policia e Kosovës ka njoftuar se katër të dyshuar kanë vendosur mbishkrime “Albin Zajedenica” në objektin e Gjykatës së Mitrovicës të mërkurën.
Në njoftimin 24-orësh, Policia ka thënë se ka bërë identifikimin e të dyshuarve pas rishikimit të kamerave të sigurisë.
Ata dyshohen për veprën penale “Vandalizëm”.
Njoftimi i Policisë:
Sheshi Isa Boletini, Mitrovicë 22.03.2023 – 12:30. Në objektin e gjykatës janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje "Albin Zajednica". Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga 4 të dyshuar meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Zyrtarët më të lartë të komunës me shumicë serbe gjobiten për vandalizëm
-
Lirohen të arrestuarit për vandalizëm në Mitrovicë, Policia: Kryetari erdhi me rreth 20 persona
-
Shkrime me motive ndëretnike në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut
-
Qytetarit nga Mitrovica e Veriut i vendoset mbishkrimi “UÇK” në veturë, nisin hetimet
-
Përplasje për mbishkrimin në Mitrovicën e Veriut, arrestohen kryetari i Komunës dhe ai i kuvendit