Policia e Shtetit shqiptar ka arrestuar sot shtetasin 47-vjeçar me inicialet E.O. në fshatin Nang, nën dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Gjallicës në Kukës.
Zjarri ndodhi në lokalitetin Sasat, dhe forcave të rendit iu është dashur një pjesë e ditës për të vënë nën kontroll flakët.
Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia sekuestroi edhe një armë e tipit kallashnikov dhe municionet përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak dhe shkatërrimi i pronës me zjarr.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një 45-vjeçar nga Kosova në Shqipëri, iu gjet armë
-
Arrestohet një person në Gjakovë për zjarrvënie
-
Arrestohet një 25-vjeçar që dyshohet për zjarrvënie në Ksamil
-
I vuri zjarrin punëtorisë së babait, arrestohet një person në Kamenicë
-
Videoja që çoi në arrestimin për armëmbajtje pa leje në Istog