Një person në fshatin Sopot të Gjakovës është arrestuar, i dyshuar për zjarrvënie.
Sipas njoftimit patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar njësia e zjarrfikësve te cilët kane dalë ne vendin e ngjarjes dhe kane lokalizuar zjarrin.
“Patrulla policore ka filluar të mbledhë informata mbi kryesin e mundshëm dhe pas një pune operative ka arrite dhe ta identifikojë të dyshuarin, i cili fillimisht ka refuzuar dhe hezituar të pranoj autorësinë si zjarrvënës, por pas ofrimit të dëshmive të pa kontestuara ka pranuar te këtë ndezur fillimisht ca shkurre në pronën e tij, mirëpo zjarri ishte përhapë më shpejtësi dhe në shkurre tjera në një fushë të lirë aty pranë, por duke rrezikuar që të përhapej edhe më tej në një zone pyjore. I dyshuari P.C. i datëlindjes 1942, M.SH. ------ është shoqëruar në Stacionin policor, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, intervistimit dhe pranimit të veprës së kryer, i njëjti lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.