Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur lidhur më ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe avokatëve mbrojtës të akuzuarit Zoran Vukotiq.
Në pjesën dënuese, aktgjykimi i shkallës së parë është vërtetuar, ndërsa në atë liruese, lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje, njofton kumtesa, trasnemton Koha.net.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, më dt.25.05.2018, të akuzuarin Zoran Vukotiq,e kishte shpallur fajtor vetëm për një pjesë të aktakuzës për krime luftë kundër popullatës civile, vepër kjo e dënueshme sipas ish legjislacion jugosllav, e sanksionuar po ashtu edhe më ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Për këtë e kishte dënuar më dënim unik prej gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim. Gjykata e Apelit nuk ka gjetur shkelje në këtë pjesë, dhe si rrjedhojë ankesat janë refuzuar si të pa bazuara.
Për pjesën tjetër, ku akuzuari është liruar nga akuza, gjykatë gjen se arsyet përkitazi me faktet vendimtare, që ka dhënë gjykata e shkallës së parë janë të paqarta, kundërthënëse në masë të konsiderueshme dhe në kundërshtim me shkresat e lëndës lidhur me deklarimet e dëshmitarëve që në rastin konkret bëjnë që aktgjykimi i ankimuar të jetë i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, që i bije të jetë juridikisht është i paqëndrueshëm për ç’ arsye u deshtë të anulohet dhe të kthehet në rigjykim.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte, Zoran Stankoviq
-
Dështon seanca ndaj Kostiqit të akuzuar për dhunë seksuale gjatë luftës
-
Lavdërohet Apeli për vendimet që lidhen me krimet e luftës
-
Blakaj: Dënimet në mungesë mund të rrëzohen nga gjykatat ndërkombëtare
-
Ish-polici serb dënohet më 15 vjet burgim për vrasjen e 13-vjeçarit në luftë