Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër P.X., person zyrtar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas aktakuzës, i njëjti në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në cilësinë doganierit në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar dhe ka pranuar përfitim pasuror për vete duke mos vepruar në pajtim me detyrën e tij zyrtare.
Në aktakuzë thuhet se qytetari V.K., me rastin e kalimit në pikën doganore duke drejtuar automjetin e tij, me t’u ndaluar nga ana e të pandehurit është pyetur nëse ka ndonjë mall për ta doganuar i cili ka deklaruar se në bagazhin e veturës së tij ka dy autopjesë të përdorura, për të cilat i pandehuri ia ka kumtuar shumën e taksës doganore për të cilat dëshmitari detyrohej ta paguante, mirëpo i njëjti e ka shfrytëzuar rastin dhe ka kërkuar privatisht nga dëshmitari shumën prej 50 €.
Kjo në mënyrë që ky i fundit të mos i nënshtrohej taksës doganore, derisa dëshmitari paraprakisht ka raportuar rastin tek Autoriteti i Hetuesisë Doganore dhe është pajtuar që t’ia japë të pandehurit shumën prej 20 € ashtu që i pandehuri ka pranuar paratë në fjalë dhe e ka liruar dëshmitarin.
Me këto veprime i pandehuri P.X., ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.
-
Aktakuzë në Prizren, polici dhe qytetari akuzohen për ryshfet
-
E regjistroi të zbrazët automjetin plot me mall, Prokuroria kërkon dënimin e doganierit
-
Aktakuzë personit që ia dha 10 euro ryshfet policit kufitar
-
Arrestohet një serb në Vërmicë, u ofroi ryshfet zyrtarëve në kufi
-
Aktakuzë ndaj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për marrje ryshfeti