Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.C shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim nga data 12 dhjetor pasi dyshohet për dhënie të ryshfetit.
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.C. në pikën kufitare të Vërmicës i ka ofruar dhuratë të paarsyeshme personit zyrtar.
“Në mënyrë që ai person të veprojë ose të mosveprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës derisa ishte duke udhëtuar me automjetin ‘Mercedes 220 E’ me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me një pasagjere, i pandehuri në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur qe nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit vendos një kartëmonedhë prej pesëdhjetë (50) euro, të cilën ia jep zyrtarit policor Sh.M., e në momentin kur zyrtari policor i vëren paratë dhe e pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se paratë i ka lënë për të, se nuk kanë certifikatë vaksinimi, nëse ka mundësi që t’u lejohet hyrja në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
-
Aktakuzë shtetasit të Shqipërisë, tentoi të korruptonte zyrtarin policor në Vërmicë
-
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’u japë 5 euro ryshfet policëve kufitarë
-
Aktakuzë në Prizren, polici dhe qytetari akuzohen për ryshfet
-
Përveç që mori ryshfet, polici me veturën e tij e futi ilegalisht serbin në Kosovë
-
Aktakuzë shtetasit të Shqipërisë, tentoi ta korruptonte zyrtarin policor në Kosovë