Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës, F.G, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Përvetësim në detyrë”.
Sipas aktakuzës e pandehura në cilësinë e zyrtares financiare dhe arkëtares në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga 28 qershori i vitit 2022 deri më 12 gusht 2022 prej reparteve të Oftalmologjisë, Dializës dhe Emergjencës, në arkë ka inkasuar para në vlerë prej 36,143.38 euro ndërsa në xhirollogarinë e spitalit ka deponuar vetëm 31,385.00 euro dhe kësisoj thuhet se ka përvetësuar shumën prej 4,758.38 euro.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
LEXO EDHE:
-
Aktakuzë për mashtrim në tenderin e sigurimit fizik në Prizren
-
Aktakuzë për vjedhjen e mbi 3 kilogramëve ari në Prizren
-
Arrestohet në Prizren i dyshuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përvetësoi kundërligjshëm mbi 150 mijë euro
-
Ngrihet aktakuzë për “shpëlarje parash” në Prishtinë
-
Aktakuzë për mashtrim ndaj mjekut të QKUK-së