Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit me inicialet H.G., i akuzuar për “shpëlarje parash”.
Sipas Prokurorisë, i akuzuari në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, i ka pranuar në llogarinë bankare të kompanisë së tij 213.897 euro, me qëllim që të vihen në qarkullim, si të siguruara në mënyrë të ligjshme.
Ndërsa, shumën prej 9.500 euro kishte arritur ta tërhiqte duke prezantuar fakte të rreme, ndonëse ajo “janë fituar përmes aktivitetit kriminal të kryer përmes përdorimit të sistemit kompjuterik nga personi tani për tani i paidentifikuar”.
Prokuroria shtoi se ai dhe personat e paidentifikuar kanë kryer veprën “shpëlarje parash”, ndërsa pas pranimit të informatës, mjetet janë sekuestruar nëpërmjet Urdhrit të përkohshëm për ngrirje.
Është urdhëruar edhe transferimi i shumës te pala e dëmtuar.
-
Aktakuzë për shpëlarje parash ndaj një personi, Prokuroria kërkon shuarjen e biznesit të tij
-
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shpëlarje parash
-
Aktakuzë për falsifikim parash, i akuzuari tentoi t’i fuste në përdorim 105 mijë euro false
-
Sekuestrohen rreth 100 mijë euro që dyshohet se u përfituan nga krimet kibernetike
-
I arrestuari për shpëlarje parash dyshohet se pastroi mbi 2 milionë euro