Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë të martën ndaj të pandehurit E.H., shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas aktakuzës, më 8 mars të këtij viti, i dyshuari në pikën kufitare të Vërmicës është ndaluar me ç’rast i është gjetur një qese plastike që dyshohet se ishte e mbushur me kokainë, me peshë prej 736.20 gramë.
Substanca është sekuestruar, derisa i dyshuari është në paraburgim.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim.
-
Themelorja në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë
-
Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve e kalim ilegal të kufirit
-
Aktakuzë kundër një të dyshuari për mbajtje të narkotikëve
-
Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë
-
Gjendet kokainë në një veturë që po kalonte kufirin nga Shqipëria, arrestohet i dyshuari