Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj rahovecianit për dhunë në familje

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M., nga Komuna e Rahovecit, për veprën penale” lëndim i lehtë trupor”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me datën 03.01.2019, në Rahovec, saktësisht në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshjeje, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, tani të dëmtuarës S.S., “duke e goditur me shuplaka e grushte në fytyrë e kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit”.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar me lartë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.