Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Sh.M., i cili thuhet se, përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare kishte shitur pronat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Ndaj të dyshuarit rëndojnë veprat penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragrafi 2 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, si dhe veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 paragrafi 2 të KPRK-së.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ka mashtruar një numër të të dëmtuarve në qytetin e Tuzllës të Bosnje e Hercegovinës dhe në Podgoricë të Malit të Zi, ku përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), si dhe prezantimit të rrejshëm si person zyrtar, kinse i autorizuar nga zyrtari i AKP-së, ka shitur dy prona të NSH “Jatex” të Gjakovës, në qytetet e lartcekura, e të cilat prona gjenden nën menaxhimin dhe administrimin e AKP-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas njoftimit prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë, si dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.
-
Arrestohet i dyshuari për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona të AKP-së
-
Arrestohet i dyshuari që në emër të AKP-së ka shitur aseset që ndodhen në Bosnjë dhe Mal të Zi
-
Aktakuzë për mashtrim në tenderin e sigurimit fizik në Prizren
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Mashtrimi milionësh me prona në Prishtinës, arrestohet edhe një shtetas i Serbisë