Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Ljubisha Milkoviqit për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Sipas njoftimit, i pandehuri Milkoviq akuzohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Sipas aktakuzës, nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim Miljkoviqit, i dyshuar për sulmin e 2023-tës në Zveçan
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
-
Aktakuzë ndaj Millosh Antoviqit për sulm ndaj KFOR-it e Policisë së Kosovës
-
Dënohet me dy vjet burgim i akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
-
Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës