Kronikë

Aktakuzë ndaj ish-policit dhe një tjetri për vrasjen e 89-vjeçarit në Ferizaj

Policia

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër F.R., dhe J.M., nga Ferizaj, për vrasjen në oborrin e një salle dasmash në Bibajt të Ferizajt vitin e kaluar. 

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se F.R., më 16 gusht 2024 në parkingun e restorantit “Fron Palace” në Bibaj gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim kreu vrasjen. 

Në aktakuzë thuhet më tej se vrasja u bë “me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht”. Në vendngjarje të pranishëm ishin dhjetëra persona të tjerë, përfshirë të mitur, kur i pandehuri me armën zyrtare të policisë shtiu me breshëri plumbash drejt viktimës S.S. 

Kurse, i pandehuri J.M. e kishte ndihmuar atë ta kryejë vrasjen, ku me një sqepar ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje.