Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve E.S. dhe T.J., me dyshimin se kanë dhunuar viktimën M.E., duke kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.
Siç njoftoi Prokuroria të hënën, të dyshuarit, në periudhën kohore 16-17 qershor të këtij viti, në fshatin Nashec të Prizrenit, e kanë dërguar viktimën në një restorant e pastaj në shtëpizën e T.J., duke e detyruar të konsumojë alkool dhe substanca narkotike.
Pas kësaj, i akuzuari e ka goditur në kokë viktimën, duke i shkaktuar humbje të vetëdijes, e më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.
Të pandehurit gjenden në paraburgim që nga 23 qershori i këtij viti, derisa Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata dënimin e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim dy personave që dhunuan një grua në Prizren
-
Sulmohet seksualisht nga dy persona një grua në Prizren
-
Raportohet për një rast dhunimi në Prizren
-
Dyshohet se tentoi ta dhunojë të dashurën, arrestohet një burrë në Prizren
-
Raportohet për një rast dhunimi në Prizren, viktima dërgohet për ekzaminime gjinekologjike