Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmohet seksualisht nga dy persona një grua në Prizren

Një grua nga Prizreni ka pranuar ndihmë mjekësore, pasi siç pretendon është sulmuar seksualisht nga dy persona të panjohur.

Sipas njoftimit të policisë të shtunën, rasti është duke u hetuar.

“Viktima femër kosovare ka pranuar ndihmë mjekësore dhe sipas saj fillimisht është dehur e më pas është keqpërdorur seksualisht nga dy persona të pa njohur”, thuhet në njoftim.