Kronikë

Aktakuzë ndaj dy personave për faturat fiktive prej 18 milionë eurosh

aktakuze

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për “dokumente të rrejshme lidhur me tatimin”. 

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.P., gjatë muajve janar- mars 2020 në Prizren dhe Prishtinë,  në cilësi të pronarit të biznesit ‘’B.K.,’’AG, me dashje ka përdorur dokumentet e rrejshme, konkretisht 23 fatura fiktive në vlerë prej 18 milionë euro të lëshuara nga biznesi ‘’B.BB’’ sh.p.k., me personin përgjegjës të pandehurin B.B., se kinse ka kryer ndërtimin e hotelit “Lakeside” në Vërmicë-Prizren me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Kështu edhe i kanë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 3,449,016.61 €.

Po ashtu, sipas aktuakuzës, i pandehuri B.B., gjatë muajve janar-mars 2020 në Prishtinë, në cilësi të personit përgjegjës të biznesit ‘’B. BB’’ sh.p.k me dashje dhe me qëllim të mundësimit që biznesi ‘’B.K., AG’’ pronë e të pandehurit F.P., që t’i shmanget pagesës së tatimit në vlerë prej 3, 449,016.61 €, i ka lëshuar gjithsej 23 fatura fiktive në vlerë 18 milionë euro kinse për punët e ndërtimit të hotelit Lakeside në Vërmicë/Prizren edhe pse ndërtimi nuk ishte kryer nga ky biznes. Me këto veprime, i shkakton dëm material Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në vlerë prej 3, 449.016.61€, ndërsa vetë duke i lëshuar këto fatura fiktive i është shmangur pagesës së tatimit në vlerë prej 115,850.31 euro.

Ndërkohë, Prokurori i shtetit pas zhvillimit të procedurës hetimore, ka marrë aktvendim për pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj të pandehurve: A.P., A.R., A.J., G.GJ., M.Z., M.B., M.R., M.Z., N.B., S.T., V.K., XH.H., I.L., B.B., si dhe F.P. për veprat penale ‘’Shmangia nga tatimi  ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’  ‘’Mashtrimi në detyrë’’ dhe ‘’Shmangia nga tatimi’’.