Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur të mërkurën, aktakuzë kundër gjashtë zyrtarëve e ish-zyrtarëve komunalë të Komunës se Istogut, të dyshuar për korrupsion.
Sipas aktakuzës të proceduar të mërkurën, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, është krijuar dyshimi i bazuar, se gjashtë zyrtarët e pandehur me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në 21 raste e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.
“Të pandehur sipas aktakuzës janë: J.B, (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis, I.H (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), B.D (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis), R.B (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban), Rr. G (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim) dhe E.B (përgjegjëse për mjedis)”, thuhet në njoftim.
Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen.
“Gjithashtu, prokurori i shtetit ka kërkuar që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: ‘ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
-
Aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve dhe 7 fermerëve për keqpërdorim me subvencione në Istog
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve për “keqpërdorim detyre” në Ministrinë e Infrastrukturës
-
Aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve, dyshohen për lëshimin e lejeve ndërtimore e këmbim të pronave
-
Aktakuzë për keqpërdorim detyre ndaj 10 zyrtarëve komunalë në Pejë
-
Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve për “keqpërdorim të detyrës” në Klinë