Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për rastin “Subvencionet 1”, prej tyre 11 persona zyrtarë e 10 përfitues.
Personat zyrtarë janë L.S., S.SH., B.N., H.M., K.Z., H.D., A.B., J.S., L.H., M.N., A.A., dhe S.K., ndërsa përfituesit S.S., B.K., F.M., D.M., F.Z., D.K., K.B., A.A dhe F.N.
Ndaj tyre është ngritur aktakuzë për veprat penale "keqpërdorim i pozitës zyrtare", "marrje e ryshfetit", "mashtrim në detyrë", "dhënie e ryshfetit" dhe "mashtrim me subvencione".
Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme mjete në vlerë 646.250 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtarë është 316.650 euro.
“Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth pesëqind mijë (500.000) euro, si dhe të disa veturave”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve dhe 7 fermerëve për keqpërdorim me subvencione në Istog
-
“Subvencionet 6”, ngrihet aktakuzë për ryshfet e keqpërdorim detyre ndaj 16 personave
-
Aktakuzë kundër 18 personave për rastin “Subvencionet V”
-
Aktakuzë kundër 10 personave në rastin “Subvencioni IV”
-
Ngrihet aktakuzë kundër 15 personave për rastin “Subvencionet II’’