Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 10 të pandehurve, prej tyre tetë zyrtarë dhe dy qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.
Prokuroria Speciale ka njoftuar të enjten se personat zyrtarë si të pandehur janë tre zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, tre zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, një zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe një zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’, ‘’Ndihmë në veprën penale marrje ryshfeti’’, ‘’Mashtrim në detyrë’’, ‘’Dhënie ryshfetit’’ dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’.
-
Aktakuzë kundër 18 personave për rastin “Subvencionet V”
-
Ngrihet aktakuzë kundër 15 personave për rastin “Subvencionet II’’
-
Aktakuzë ndaj 11 zyrtarëve dhe 7 fermerëve për keqpërdorim me subvencione në Istog
-
“Subvencionet 6”, ngrihet aktakuzë për ryshfet e keqpërdorim detyre ndaj 16 personave
-
Aktakuzë kundër pesë personave shkaku i mashtrimeve me subvencione