Arbëri

Apeli i refuzon ankesat e mbrojtësve në rastin “Subvencionet”

 

Kolegji penal nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat e mbrojtësve të të pandehurve S.SH., S.S., L.S., H.M., B.N., D.A., A.B., SH.K., P.K., etj, në rastin e ashtuquajtur “Subvencionet”.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë me aktvendimet përkatëse ndaj të pandehurve të lartcekur, kishte vazhduar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj katër të pandehurve tjerë kishte vazhduar masën e arrestit shtëpiak, për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit, mashtrim me subvencione, dhënia e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrimi në detyrë, legalizimi i përmbajtjes së rreme etj.