Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ferizaj dhe Han të Elezit të mërkurën, pas informatave për qarkullim të sasisë së konsiderueshme të mjaltës origjina e të cilës nuk dihej.
Siç ka bërë të ditur Policia aksioni është zhvilluar në katër lokacione të ndryshme në Ferizaj e Han të Helezit.
Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë, ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë. Mjalti është sekuestruar.
“Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës, inspektorët e AUVK-së dhe Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës”, ka bërë të ditur Policia e rajonit të Ferizajt.
Ndërkohë, Policia ka njoftuar se i dyshuari për veprën penale "Tregti e ndaluar" është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.
-
Konfiskohen 5800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar
-
Konfiskohen 469 kg mjaltë, 840 kg duhan e 150 kg fasule nga një depo në Ferizaj
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
Kapen dy shoferë serbë që po tentonin të kontrabandonin 510 kg mjaltë në Kosovë
-
Arrestohet i dyshuari për kontrabandim të mjaltit e fasules, iu konfiskuan armë e mbi 161 mijë €