Një aksion policor në Pejë ka rezultuar me arrestimin e 10 personave, në rrugën “Bill Klinton”. Ata dyshohet se janë kapur duke luajtur bixhoz në Qendrën Zejtare në këtë komunë, derisa janë konfiskuar një revole me një karikator dhe 13 fishekë të kalibrit 9 mm.
Të arrestuarit janë: A.S., i lindur më 1994, F.H. 1970, B.Z., 1981, J.Q., 1990, F.P., 1983, XH.K., 1975, B.U., 1966, B.K., 1984, S.K., 1971 dhe M.SH., 1984.
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar, është informuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë
-
Ndalohen 12 persona për skema piramidale dhe bixhoz
-
10 të akuzuar për organizim të bixhozit në Deçan
-
Arrestohet dy të dyshuar për bixhoz në Klinë, sekuestrohen 4 katër vetura
-
Arrestohen 13 persona në Pejë për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen 17 mijë euro