Dy persona janë arrestuar në Klinë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizim i bixhozit të paligjshëm”.
Rasti ka ndodhur të hënën në mbrëmje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka njoftuar gjithashtu se janë sekuestruar edhe katër vetura, të cilat thuhet se u takojnë personave të përfshirë në rast, e të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartcekur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.