Kronikë

Aksion i Njësisë së Krimeve Ekonomike në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur aksione në Gjakovë në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze.

Drejtori i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, nuk ka dhënë asnjë detaj përpos konfirmimin për aksionin.

“Ne kemi marrë një kërkesë nga departamenti i Krimeve Ekonomike për t’i mbështetur autoritetet norvegjeze, detaje të tjera nuk mund te japim. Rasti është duke u zhvilluar”, ka thënë ai.