Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksion antidrogë në Tetovë, tre të arrestuar

Në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Reçicë të Tetovës ka pasur një aksion policor. Në shënjestër të policisë mësohet të ketë qenë një grup që merrej me prodhimin dhe tregtinë e paligjshme të drogës.

Alsat mëson se gjatë aksionit janë arrestuar tre persona dhe janë konfiskuar mjetet e provës. Aksioni është zhvilluar në koordinim me MPB-në dhe shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë.

Artikuj të ngjashëm