Kronikë

Aksidentohet vetura e Prokurorisë në Gjakovë, lëndohen tre prokurorë

Katër persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e të cilëve tre prokurorë të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Qerim të Gjakovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë për KOHËN se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor.

“Rreth orës 08:00 në fshatin Qerim ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Katër persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje, derisa hetime po vazhdojnë”, ka thënë Gjurkaj.