Në qendër të qytetit të Lipjanit, përkatësisht në rrugën “Haradin Bajrami” është aksidentuar një veturë e Policisë së Kosovës me një veturë të tipit "golf6".
Rruga është bllokuar për pak minuta derisa kanë arritur ekipet tjera të Policisë. Burime brenda Policisë në Lipjan i kanë thënë KOHES se nuk ka të lënduar, ndërkohë dyshohet se vetura "golf6" , nuk i ka respektuar rregullat gjatë ngasjes së veturës në komunikacion.
"Ekipet janë duke u marrë me rastin, rruga është e lirë dhe nuk ka të lënduar", ka thënë ky burim.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas një përleshje fizike mes dy grupeve në Lipjan, dy persona goditen me veturë
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të drogës, goditi veturën e Policisë gjatë përpjekjes për të ikur
-
Një këmbësor goditet nga vetura pranë objektit të Policisë në Prishtinë
-
Aksident trafiku në rrugën Ferizaj–Gjilan, përfshihet edhe një veturë policie
-
Vetura godet këmbësoren në qendër të Prishtinës