Katër pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar lehtë në një aksident trafiku që ka ndodhur të premten pasdite në fshatin Lëbushë të Deçanit, ka mësuar KOHA nga burimet ndërkombëtare.
Siç mësohet, të katër të lënduarit kanë qenë për trajtim në një spital në Prishtinë dhe tashmë janë liruar.
Menjëherë kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin.
Në Policinë e Kosovës kanë thënë se ekipet kanë qenë në vend të ngjarjes dhe se bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it që ka devijuar nga rruga e se nuk ka pasur të lënduar.
Ditë më parë, në një aksident rrugor në magjistralen Pejë-Prishtinë humbi jetën një ushtar i kontingjentit italian.
Artikuj të ngjashëm