Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Lëbushë të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas tij, në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.
Rasti po vazhdon të hetohet.
Artikuj të ngjashëm