Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Lebushë të Deçanit.
Sipas, Policisë së Kosovës në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar katër persona.
“Rreth orës 09:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lebushë- Deçan. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura, dhe si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, ndërsa 2 nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar ne QKUK-Prishtinë”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.