Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksidentohet një nga veturat e eskortës së Kurtit

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit Albin Kurti është aksidentuar të dielën, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai i tha KOHËS se aksidenti ndodhi në rrugën Prishtinë-Gjilan, ndërsa në aksident nuk pati të lënduar.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, deklaroi Kryeziu.

KOHA ka pyetur Policinë për rastin, por s’ka marrë përgjigje deri në momentin e raportimit.

Artikuj të ngjashëm