Katër persona kanë pësuar lëndime nga një aksident mes dy automjetesh në Bresalc të Gjilanit pasditen e së mërkurës.
Të lënduarit po trajtohen në Spitalin e Gjilanit.
Policia po heton rrethanat e aksidentit.
“Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete, ku përpos dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku janë duke pranuar tretman mjekësor. Rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga hetues të aksidenteve nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan”, njoftoi Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë
-
Të shtëna mes dy automjetesh në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person në spital
-
Nëntë të lënduar në aksidentin me gjashtë vetura në Gjilan
-
Katër të lënduar nga aksidenti mes dy veturave te Liqeni i Livoqit
-
Dy të lënduar në një aksident në Grashticë të Prishtinës