Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë Podujevë, konkretisht në fshatin Bërnicë.
Në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërsa dy persona kanë mbetur të lënduar, transmeton Koha.net.
Njëra prej tyre, sipas dëshmitarëve, është rrokullisur dhe ka dal nga rruga.
Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti në një prononcim për Koha.net, ka deklaruar:
“Rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Në këtë aksident janë lënduar 2 persona. Te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”