Kronikë

Aksident në Bërnicë, dy të lënduar

Foto: Koha / ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bërnicë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Bërnicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete”, thotë Ahmeti.

Ajo thekson se nga aksidenti janë lënduar 2 persona. Dhe sipas informatave, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thotë Ahmeti.