Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku zinxhiror që ka ndodhur dje në Prizren, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Raportohet se i dyshuari, burrë shqiptar, përderisa ishte duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ka goditur tri vetura dhe disa rrethoja të metalta. Si pasojë, tre persona, një burrë dhe dy gra pësojnë lëndime trupore dhe te njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksident në Prizren, një person përfundon në spital
-
Arrestohet i dyshuari për aksidentin me lëndime të rënda në Prizren
-
Aksident zinxhir në Zhur të Prizrenit, tre të lënduar
-
Plagoset një person në Prizren
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë