Kronikë

Aksident trafiku në Skenderaj mes një traktori e një veture - 7 të lënduar

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sonte në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, ka thënë për KosovaPress se në këtë aksident janë përfshirë një traktor dhe një veturë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.00. Personat e lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë ai.