Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lebanë, në rrugën Podujevë – Prishtinë, në mbrëmjen e së mërkurës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa lëndime kanë marrë nëntë persona. Të lënduar janë tetë burra e një grua.
“Të lënduarit janë dërguar në trajtim në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit, pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm